Telegrafi

Detajeve të cilave pakkush mund t’u rezistojë: Çizmet mbi gjunjë janë model i sezonit!

Ky model i çizmeve tashmë disa vjet është në trend dhe duket sikur nuk ka qëllim që të lëshojë fronin…

Modeli më i popullarizuar është gjithsesi ai i cili ndjek linjat e këmbës, i ndërtuar nga lëkura e kthyer mbrapsht dhe mund të gjendet në të gjitha ngjyrat, si edhe me detaje si p.sh. të luleve, inxhive, dantellave, etj., transmeton Telegrafi.

Ditët e ftohta vetëm sa nuk ka arritur, ndërkaq ato tashmë kanë filluar të vërshojnë rrugët e metropoleve botërore. Femrat i bartin në mënyrat më të ndryshme.

Në vazhdim shikoni fotografitë dhe gjeni inspirimin se si edhe ju të bartni këtë model gjatë këtij sezoni…

/Telegrafi/