Shpresat e klientëve për një zbulim të afërt u rritën dhe u shkatërruan brenda disa orësh të dielën kur dy informatorë të shquar të Apple postuan në Twitter në lidhje me telefonin e mençur që pritet mjaft shumë nga fansat.
Së pari, Jon Prosser shkroi në Twitter, “Njoftimi për shtyp i Apple është planifikuar aktualisht për të martën (8 shtator) në 9:00 paradite EST”.
Apple press release is currently scheduled for Tuesday (September 8) at 9:00am EST — though, I should note that it’s not locked in until the press has been briefed, day of.
I’ll tweet early that morning to update you if it changes.
— jon prosser (@jon_prosser) September 6, 2020
Por vetëm disa orë më vonë, Mark Gurman i Bloomberg – një burim i besueshëm informacioni i brendshëm nga gjiganti i teknologjisë – sugjeroi që tifozët duhet të presin ende përpara se të shohin një prezantim të iPhone këtë javë, transmeton Telegrafi.
I wouldn’t get too excited about rumors of new Apple products appearing this week. More likely I think: an announcement of the upcoming (of course virtual) September iPhone/Apple Watch event.
— Mark Gurman (@markgurman) September 6, 2020
“Unë nuk do të entuziazmohesha shumë për thashethemet e produkteve të reja të Apple që mund të shfaqeshin këtë javë”, shkroi Gurman. “Më shumë gjasa mendoj: Një njoftim i ngjarjes së ardhshme (sigurisht virtuale) të shtatorit iPhone / Apple Watch”, shkroi ai.
Më së shumti që ka të ngjarë të marrim nga Apple të martën është një njoftim për një datën e radhës se kur mund të prezantohen telefonat e rinj nga gjiganti amerikan.
Me pandeminë e coronavirusit që shkakton përçarje të mëdha në mbarë botën që në fillim të vitit, parashikimi i datës së lëshimit për një iPhone ka qenë më i ndërlikuar se kurrë për informatorët dhe analistët.
Prosser muajin e kaluar pohoi se ngjarja e zbulimit e iPhone 12 e Apple do të zhvillohet në javën e 12 tetorit. /Telegrafi/