Site icon Telegrafi

Detajet e mahnitshme të Aston Martin Valkyrie (Foto)

Hiper-makina më e re nga kjo kompani, pritet të jetë shumë më i egër

Nuk është më sekret, se Aston Martin është duke punuar në modelin e ri të Valkyrie, që lansohet gjatë vitit që vjen, sipas të gjitha gjasave në Geneva Motor Show, transmeton Telegrafi.

Derisa sa të arrijë kjo ditë, mbetet të presim për të dhënat zyrtare, por The Super Car Blog ka siguruar disa detaje të mahnitshme, prej burimeve shumë të besueshme. Thuhet se kjo hiper-makinë e prodhuesit britanik, do të jetë e fokusuar mes makinës së dedikuar për rrugë dhe asaj për pista Valkyrie AMR Pro.

Raportohet se është emëruar Track Pack, ndërsa do të jetë një Valkyrie standard, por me agresivitet që i vjen prej versionit AMR Pro.

Megjithëse ky version ka më shumë fuqi se Valkerye e zakonshme, nuk dihet nëse modeli i ri do ta trashëgojë të njëjtën. Duket se nuk ka shanse të ndodhë kjo, sepse makina për të cilët është folur, do të jetë legale për rrugë, gjë që ia pamundëson këtë shpejtësi aq të lart.

Pesha prej 997 kilogramëve, i është mundësuar prej materialit me fibra karboni, që është më i lehtë se paraardhësi për 45 kilogramë.

Nuk është bërë e ditur se kur do të lansohet, vetëm se pritet që Aston Martin Valkyrie të arrijë në një edicion të limituar prej jo më shumë se 125 njësive. /Telegrafi/

Exit mobile version