Telegrafi

Detajet e formacionit dhe skemës taktike të Shqipërisë, vendoset kush do ta zëvëndësojë Kukelin

De Biasi kishte një raport unik me Shqipërinë dhe futbollistët

Teksa pritej që De Biazi të aktivizonte një formacion me më shumë lojtarë që kanë tipare ofensive, ka ndodhur e kundërta.

Mesfushori i djathtë, Odise Roshi, si dhe sulmuesi Sokol Cikalleshi, të cilët kanë luajtur titullarë në pjesën dërrmuese të edicionit të fundit, do ta nisin sërish nga stoli.

Trajneri është i bindur në zgjedhjet e tij, teksa sërish në majën e sulmit do të jetë Armando Sadiku, i cili ka shpenzuar jo pak energji ndaj Zvicrës dhe Francës.

Shqipëria do ta nisë sot me Etrit Berishën në portë, ndërsa në mbrojtje është katërshja e zakonshme: Elseid Hysaj në të djathtë, Lorik Cana dhe Mërgim Mavraj në qendër, si dhe Ansi Agolli në të majtë.

Në mesfushë do të luajë në rolin e organizatorit Migjen Basha, ndërsa në qendër do të jenë gjithashtu Ledian Memushaj dhe Amir Abrashi.

Nga krahët do të luajnë Andi Lila dhe Ermir Lenjani, ashtu si kundër Francës. Në seancën e fundit, lojtarët janë shfaqur të përkushtuar, teksa gjithçka i është kushtuar anës taktike. Edhe pse De Biazi është munduar të përziejë kartat, sërish është lënë të kuptohet për ata që sot do të zbresin në fushë. Ndaj Rumanisë është ndeshja e fundit në grup dhe një fitore mund t’i hap rrugën Shqipërisë për kualifikimin