Ka disa elemente, që nuk janë parë më herët
Vetëm një muaj ka mbetur deri në prezantimin e Corvette C8, ndërsa është parë edhe nga afër, derisa po testohej me shtresa kamuflazhi, transmeton Telegrafi.
Tashmë mund të kemi dijeni shtesë, se çfarë përmban ky Chevrolet, që është parë i parkuar skaj një rruge në Michigan të Shteteve të Bashkuara.
Shtresa e kamufluazhit dhe errësira bënin që të ketë pak mundësi të vërehej brendia, megjithatë iu panë nga afër disqet për frenim në rrota.
Aerodinamika mendohet të jetë e lartë, megjithëse ky detaj nuk u pa murë prej një mbulese të vënë në pjesën e përparme.
Deri më 18 korrik, kur do të prezantohet zyrtarisht, pritet të ketë edhe shumë imazhe dhe specifika të Chevrolet Corvette C8 që është shumë i pëlqyeshëm. /Telegrafi/