Hetimet për aksidentin e tmerrshëm janë ende duke vazhduar. Ndërkohë, ka njohuri të reja në lidhje me rolin e autopilotit.
Aksidenti fatal me një veturë elektrike Tesla në Teksas, në të cilin, sipas policisë, askush nuk ishte pas timonit, mund të mos hetohet kurrë plotësisht.
Teknologjia e rëndësishme e ruajtjes me të dhëna nga automjeti u shkatërrua plotësisht ose të paktën u dëmtua rëndë, tha NTSB, agjencia amerikane e ngarkuar për hetimin e aksidentit, në një raport të hënën.
Aksionet e Tesla pësuan një rënie të madhe, transmeton Telegrafi.
Sipas NTSB, një kamerë vëzhgimi regjistroi se si pronari i makinës hyri dhe zuri një vend në vendin e shoferit. Sidoqoftë, nuk ka informacion të besueshëm nëse ai ishte pas timonit në kohën e aksidentit.
Udhëtimi zgjati vetëm 170 metra
Personi i dytë hyri në anën e pasagjerëve, thotë raporti. Vetura përshkoi vetëm rreth 170 metra para se të devijonte nga rruga. Automjeti goditi një pemë dhe bateria mori flakë.
Policia lokale në një periferi të qytetit të Hjustonit, Teksas fillimisht supozoi se askush nuk kishte qenë pas timonit në aksident. Në automjetin e djegur, oficerët gjetën një nga burrat të vdekur në vendin e pasagjerit dhe një në sediljen e pasme.
This doesn’t make sense.There are safety measures in place with the autopilot Seat is weighted to
make sure there is a driver ,hands must be on steering wheel every 10 seconds or it disengages.
Autopilot doesn’t go over the speed limits oover limit isi mpossible… Research pls— Adalhat (@Amart15416132) April 18, 2021
Kjo shpejt ngriti pyetjen nëse sistemi i diskutueshëm i ndihmës së Tesla “Autopilot” mund të ketë qenë aktiv. Sipas gjetjeve paraprake të NTSB, mund të supozohet se sistemi “autopilot” të paktën nuk ishte aktivizuar plotësisht .
Hetimet janë duke vazhduar
Musk vuri në dukje se shenja e korsisë mungonte në rrugë, pa të cilën versioni standard i sistemit nuk mund të aktivizohej. Në mënyrë që programi kompjuterik të mbajë makinën në korsi, i duhet një shenjë e dukshme e korsisë. Autopiloti nuk mund të aktivizohet plotësisht pa shenja korsie.
Në çdo rast, përpjekjet për të hetuar aksidentin vazhdojnë. Të gjitha aspektet do të hetohen më tej, tha autoriteti. /Telegrafi/