Site icon Telegrafi

Detaje zyrtare për vetëvrasjen në Tetovë

Trupi i pajetë i S.I (26) nga Tetova është gjetur sot në oborrin e shtëpisë në rrugën “176” në qytet, informoi zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, Marjan Josifovski.

Sipas të dhënave të tij, rasti në polici është paraqitrur rreth orës 11:30 nga i punësuari në Spitalin Klinik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pas paraqitjes së rastit, në vendin e ngjarjes janë dërguar policë, më pas edhe ekipi hetues me prokurorin publik, mjek i mjekësisë ligjore dhe ekipi i SPB-së, të cilët kanë kryer hetim dhe kanë konstatuar se 26-vjeçari ka qenë pa shenja jete. Pas urdhërit të prokurorit publik, trupi i të ndjerit do të dorëzohet për autopsi dhe do të zbardhen rrethanat e rastit”, tha Josifovski.

Sipas të dhënave jozyrtare nga hetimet, bëhet fjalë për vetëvrasje, ku tashmë i ndjeri është hudhur nga çatia, një kohë të gjatë ka pasur probleme psikologjike./Telegrafi/

Lexo po ashtu Vetëvrasje në Tetovë, 25-vjeçari hidhet nga çatia e shtëpisë
Exit mobile version