Site icon Telegrafi

Detaje trupimi që duhet t’i vëni në praktikë

Janë shumë detaje që duhet të merren parasysh përpara se të bëjmë një makijazh. Kur flitet për pamjen e jashtme të femrave, zakonisht na shkon mendja te makijazhi i përshtatshëm dhe modeli i krehjes së flokëve.

* Nëse lëkura në stinën e ftohtë nuk mbrohet me kujdes, bëhet shumë shpejt e thatë dhe pa ton. Për evitimin e problemeve, duhet të përdoret kremi ditor.
Para se ta lyeni me fondëntintë, që të keni një shpërndarje të suksesshme, patjetër duhet të përdoren 3 nuanca natyrale në pjesët e duhura të fytyrës.
Pas përdorimit të fondëntintës, duhet të përdoret pudra me nuancën e njëjtë.
Për të hequr shkëlqimin e fondëntintës, përdoret pudra, pastaj bëhen hijet e fytyrës.
Në këtë sezon, ‘in’ janë ngjyrat rozë pjeshkë.
* Në modë janë vetullat më të trasha, për t’u dukur më natyrale.
* Sytë janë pjesa më e rëndësishme e fytyrës, pasi kontakti i parë mes njerëzve vendoset mes tyre. Sytë gjatë ditës duhet të lyen me nuanca natyrale, psh, ngjyrë kafe, ngjyrë tulle, ose gri e errët.
* Ditën nuk duhet të përdoret ‘eyelinder’-i, sepse nëse doni një pamje më natyrale, natën hijet bëhen më të forta dhe patjetër duhet të aplikohet ngjyra e zezë.
* Buzëkuqi është një pjesë shumë e nevojshme e pamjes së lustruar dhe zakonisht
është gjëja e fundit që femra e vë para se të dalë nga shtëpia. Asnjë produkt kozmetik nuk është më i lehtë për ta aplikuar, por gjithashtu asnjë nuk ndihmon më shumë për t’i bërë femrat të ndihen seksi dhe me vetëbesim. Për buzë, në trend janë nuancat e ndezura dhe me shumë shkëlqime: roza e fortë dhe e kuqja. /Telegrafi/
 

Exit mobile version