Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e raportuar nga policia në Gramsh, aty ku është vënë në pranga një 36-vjeçar, i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me motrën e tij.
Mësohet se ai ka qenë edhe më parë i arrestuar për abuzim seksual, pasi motra e tij e kishte denoncuar.
Ndërkohë, ngjarja mund të jetë edhe shumë më e rëndë se kaq, pasi e motra e 36-vjeçarit ka një fëmijë dhe pretendon se e ka me të vëllanë e saj, raporton A2 CNN.
Policia bën të ditur se 36-vjeçari nuk ka kartelë për probleme të shëndetit mendor. /Telegrafi/