Site icon Telegrafi

Detaje tjera për vrasjen në Mitrovicë: Nesër u caktohet masa e paraburgimit të dyshuarve për vrasje (Foto)

Të dyshuarit për vrasjen e të riut V.S., sot në Mitrovicë, nesër do të dalin para Gjykatës.

Avokati i njërit nga të arrestuarit, H.V., i cili dyshohet për këtë vrasje, konfirmoi se ata sot janë marrë nga Policia, ndërsa nesër do të procedohen në Gjykatë.

Lexo po ashtu Policia jep detajet e vrasjes së të riut në Mitrovicë – tregon se çfarë gjetën në vendin e ngjarjes

Avokati Musa Damati tha për KosovaPress se klienti i tij H.V dyshohet për veprën penale vrasje e rëndë.

“Ky rast nesër do të procedohet në Gjykatën Themelore të Mitrovicës për të vendosur lidhur me caktimin e masë së paraburgimit për dy të dyshuarit”, tha Damati.

Lexo po ashtu Rrëfehet babai i të riut të vrarë në Mitrovicë

Ndryshe, sot në mëngjes, pranë gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë, nga të shtënat me armë është vrarë V.S., 21-vjeçar nga Mitrovica. Policia ka arrestuar dy të dyshuarit, V.B. dhe H.V., nxënës të gjimnazit “Frang Bardhi”.

Lexo po ashtu I dyshuari për vrasjen në Mitrovicë, djali i asambleistes së PDK-së!

Pas tragjedisë, për Klan Kosova ka folur babai i viktimës që ka treguar se para afro gjashtë muajve i ka ndihmuar të birit t’i rregullojë disa probleme që ka pasur me disa të rinj, njofton Klan Kosova.

Lexo po ashtu Ky është personi i vrarë sot në Mitrovicë! (Foto)

Klani ka qëndruar edhe në shtëpinë e dorasit, ku është mbledhur farefisi, në tentim për të kërkuar faljen për veprimin e birit të tyre.

I vrari

Dorasi me të atin

Exit mobile version