Një krim i rëndë në familje ndodhi pasditen e së premtes në fshatin Tervol të Gramshit. Shtetasi Xhevit Sinani, 75 vjeç ka vrarë bashkëshorten Zeqine Sinani dhe vëllain e tij, Shaqir Sinani.
Pas arrestimit, ai ka dhënë një dëshmi kontradiktore që përforcojnë dyshimet se krimi është kryer në gjendje të rënduar psikologjike.
Sinani ka dhënë detaje të tmerrshme nga krimi, se si e torturoi bashkëshorten para se ta gjuante me sëpatë, ndërsa më pas është habitur kur ka mësuar se ka vrarë gruan dhe vëllain e tij .
Burime për Euronews Albania nga spitali i Gramshit, konfirmojnë se 6 vite më parë autori ka pasur probleme të rënda të shëndetit mendor dhe shfaqte sjellje agresive. Sipas po këtyre burimeve, gjendja është normalizuar pas mjekimit.
Ndryshe, mësohet se 80-vjeçari Xhevat Sinani kishte disa ditë që ishte kthyer në fshat, pasi prej disa javësh ishte larguar së bashku me bashkëshorten për festat jashtë vendit.
Ndërsa vëllai i tij 72-vjeçari Shaqir Sinani jetonte i vetëm në fshat pasi bashkëshortja i kishte ndërruar jetë disa vite më parë.
Sakaq këtë të premte, 80-vjeçari ka kryer krimin e rëndë, ku vrau me sëpatë gruan dhe vëllanë.
Pasi i ka vrarë mësohet se i ka mbuluar të dy trupat dhe ka larë gjakun e bashkëshortes që fillimisht e ka vrarë në banesë.
Më pas ai ka shkuar tek disa të afërm të tjerë në fshat afër Tervolit dhe u ka rrëfyer krimin. /Euronews/Telegrafi/