Site icon Telegrafi

Detaje të tjera për shqiptarin që masakroi çiftin anglez

Detaje të tjera kanë dalë nga masakrimi i një çifti anglez në Britani, krim ky për të cilin akuzohet një shqiptar.

Ai është Ali Qazimaj, 42 vjeç me origjinë nga Kosova. Qazimaj, sipas të dhënave të policisë britanike ka hyrë në vendin ishullor 20 vjet më parë dhe ka marrë statusin e refugjatit duke marrë menjëherë pasaportë britanike për shkak të konfliktit Serbi-Kosovë.

Po kështu, hetimet tregojnë se Qazimaj është arratisur në Francë. Policia britanike thotë se Qazimaj ka edhe një pasaportë tjetër me emrin Marco Costa.

Dyshohet fort se ai ka përdorur këtë pasaportë për t’u larguar nga Britania për në Francë përmes trenit që kalon në Kale.

Ai tashmë është shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërkohë që “Daily Mail” thotë se janë njoftuar edhe autoritetet shqiptare nëse Qazimaj hyn në Shqipëri.

Vrasja makabre e çiftit anglez dyshohet se ka ndodhur për qëllime pronësie.

Çifti kishte konflikte me djalin e tyre të birësuar, që ishte dhe shok i Qazimaj, lidhur me pronësinë e një apartamenti./panorama/

Exit mobile version