Një shpërthim i cili goditi laboratorët e krimit në periferi të Brukselit, po konsiderohet nga policia e vendit si akt kriminal, por jo terrorist.
Pak para orës 02:30 sipas kohës lokale, ndodhi një shpërthim ndaj ndërtesës së Institutit Kriminologjik në Bruksel, njoftoi mediumi belg RTL, transmeton KosovaPress.
Sipas këtij mediumi një apo më shumë persona, vendosen një bombë afër laboratorëve të krimit,
Nuk ka pasur viktima, ndërkohë ende mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur me autorët.
Zëdhënësi i shërbimit Fire Pierre MEYS i tha agjencisë franceze të lajmeve, France-Presse se shpërthimi ishte shumë i fuqishëm dhe se sipas të gjitha gjasave nuk ishte aksidental.