Site icon Telegrafi

Shkon në dhjetë numri i të vrarëve në Mal të Zi – disa viktima janë anëtarë të familjes së të dyshuarit që kreu krimin

Ka shkruar në dhjetë numri i të vrarëve, duke përfshirë edhe dy fëmijë, në Cetinje të Malit të Zi ndërsa policia është në kërkim të njeriut që dyshohet se kreu krimin, Aco Martinoviq.

Ministri i Punëve të Brendshme, Danilo Saranoviq, njoftoi se janë vrarë pronari i lokalit të gastronomisë “Velestovo” dhe disa anëtarë të familjes së tij.

Lexo po ashtu Përleshje në një kafene në Mal të Zi, të paktën shtatë të vdekur

Saranoviq shtoi gjithashtu se ndër viktimat janë edhe anëtarët e familjes së Aco Martinoviqit, i dyshuari për kryerjen e vrasjeve, shkruan vijesti.me.

“Të gjitha kapacitetet në dispozicion të Drejtorisë së Policisë, nën drejtimin e drejtorit të saj, ndodhen në Cetinje me qëllim të arrestimit të të dyshuarit për këto vrasje. Shumë persona kanë humbur jetën, përfshirë pronarin e lokalit dhe disa anëtarë të familjes së tij, si dhe anëtarë të familjes së të dyshuarit për kryerjen e vrasjeve”, deklaroi Saranoviq.

Lexo po ashtu Tri ditë zie në Mal të Zi pas vrasjeve në Cetinje

Ndërkohë, qeveria malazeze ka shpallur tre ditë zie dhe u ka shpreh ngushëllime familjeve të viktimave dhe të plagosurve.

Ndryshe, policia gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve të mos dalin në rrugë pasi i dyshuari është i armatosur. /Telegrafi/

Exit mobile version