Telegrafi

Detaje më të reja rreth sulmit të policëve në Tetovë

Në stacionin policor të Tetovës është dorëzuar edhe personi i katërt, i përfshirë në sulmin ndaj policëve, të cilët ishin në detyrë, në momentin kur ndaj tyre një familje ushtroi dhunë, duke i sulmuar me shufra metalike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai është i mitur, dhe dyshohet për bashkëpjesëmarrës në sulmin ndaj policëvë, njëri nga të cilët përfundoi me lëndime serioze dhe është në rrezik jete. Lajmi për dorëzimin e tij është bërë i ditur nga SPB e Tetovës.

Në këtë rast, policia duhej që të arrestonte 40 vjeçarin I. I. Ata u sulmuan nga babai A. I, 69 vjeçar, ndërkaq në përleshje janë përfshirë edhe E. J, 36 vjeçar dhe i mituri. Që të gjithë kanë marrë parabugrim 30 ditorë./Telegrafi/