Telegrafi

Detaje të reja rreth sulmit ndaj Soleimani: Raketat nga droni e shkatërruan veturën ku ndodhej, trupi tij u identifikua nëpërmjet një unaze të madhe që kishte në dorë

Janë bërë të ditura detaje të reja, në lidhje me sulmin ajror amerikan që vrau Gjeneralin e Gardës Revolucionare Qassem Soleimani, kreun e fuqishëm të elitës së Forcave Quds të Iranit, në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit.

Sulmi preciz që u zhvillua gjatë orëve të hershme të ditës së sotme, kishte shënjestër dy vetura që po i transportonin militantët e Forcave të Mobilizimit Popullor, me seli në Irak, transmeton Telegrafi.

Soleimani sapo kishte mbërritur në Bagdad, me një fluturim nga Siria. Bazuar në shënimet e aeroportit, thuhet se ai ka ardhur nëpërmjet një fluturimi nga Damasku, ndërsa nuk bëhet e ditur nëse fluturoi me aeroplan të zakonshëm apo ishte privat.

Lexo po ashtu Komandanti i lartë i Gardës së Revolucionit të Iranit, është vrarë gjatë një sulmi të forcave amerikane

Raporti i zyrtarëve amerikan, tregon se droni lëshoi katër raketa, që e goditën veturën ku ndodhej Soleimani dhe shoqëruesit e tij, duke shkatërruar në tërësi.

Në kushte anonimiteti, dy zyrtarë të lartë të FMP-së, kanë bërë të ditur se trupat Soleimani dhe nenkryetarit të forcave Abu Mahdi Al-Assadi, janë dëmtuar në masë të madhe.

Unaza e madhe që mbante në dorë, thuhet se ndihmoi në identifikimin e Soleimanit

Një politikan i moshuar ka thënë se trupi i Solemaini, thuhet se është identifikuar në bazë të unaze të madhe që shihej në një dorë, e njëjtë me atë që është parë në fotografitë në të kaluarën.

Komandanti lokal i milicisë Abu Muntathar al-Hussaini, i ka thënë Reuters, se ata po udhëtonin së bashku ën një veturë, kur u qëlluan nga raketat prej dronit, derisa ishin në rrugë duke dalë prej aeroportit.

Derisa vetura që ishte pas tyre dhe po i transportonte rojat e tyre të afërta, është qëlluan nga një raketë. /Telegrafi/