Policia në shtetin amerikan të Teksasit po negocion me një burrë që duket se ka marrë të paktën katër pengje në një sinagogë në qytetin Colleyville.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, nuk dihet nëse ai është i armatosur apo nëse dikush është lënduar.
Shërbimi po transmetohej drejtpërdrejt kur filloi incidenti.
Që atëherë transmetimi është hequr, por jo përpara se një burrë i zemëruar të dëgjohej duke thënë se nuk donte që dikush të lëndohej.
The Texas Dept. of Public Safety is on the scene of the tense hostage situation in Colleyville, Texas.
They are working with local and federal teams to achieve the best and safest outcome.
I continue to monitor the situation through DPS.@TxDPS https://t.co/bAARmIifdb
— Greg Abbott (@GregAbbott_TX) January 15, 2022
Policia vendosi ekipe speciale të armëve dhe banorët vendas u evakuuan.
Po siç shkruan BBC, të paktën katër pengje – përfshirë rabinin – besohet të jenë brenda sinagogës, thanë dy zyrtarë të zbatimit të ligjit për Associated Press në kushte anonimiteti.
Presidenti Joe Biden “është informuar për situatën në zhvillim të pengjeve në zonën e Dallasit”, tha në Twitter sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.
.@POTUS has been briefed about the developing hostage situation in the Dallas area. He will continue to receive updates from his senior team as the situation develops. Senior members of the national security team are also in touch with federal law enforcement leadership.
— Jen Psaki (@PressSec) January 15, 2022
Ndërkohë një transmetim i drejtpërdrejtë i shërbimit të mëngjesit Shabbat në Facebook kapi audion e një burri duke folur me zë të lartë.
Ai mund të dëgjohej duke thënë: “Ti merr motrën time në telefon” dhe “Unë do të vdes”. /Telegrafi/