Dani Olmo ka përfunduar testet mjekësore te Barcelona dhe do të prezantohet zyrtarisht nga klubi në orët në vijim.
Rikthimi i një fëmije të Barcelonës aty ku nisi gjithçka. Nënshkrimi i Dani Olmos për katalanasit tani që ai është në kulmin e karrierës së tij do të jetë më shumë se një punë, do të jetë një kthim në shtëpi, një rikthim në rrënjët e tij, në terrenin ku filloi rrugëtimin e tij.
Gjithçka ka mbaruar, Dani ka kaluar kontrollet mjekësore të mërkurën dhe gjithçka është gati për të siguruar kontratën dhe për t’ia paraqitur tifozëve të Barcelonës pasi ka kaluar plot një dekadë që nga largimi i tij drejt Dinamo Zagrebit.
Ai do të nënshkruajë kontratën deri në vitin 2030 dhe Barcelona pagoi te Leipzig 55 milionë euro për të, me 7 milionë të tjera bonuse.
Edhe pse klubi katalanas ende nuk e ka bërë të ditur zyrtarisht, ‘Jijantes’ zbulon se prezantimi i tij do të bëhet nesër, e premte 9 gusht.
Contamos en @JijantesFC
🎥 PRESENTACIÓN DANI OLMO VIERNES 9 de AGOSTO
⌚️A partir de las 11h
🏟️ En el Camp Tito Vilanova de la CE📝 11h Firma con el presi
📸 Las fotos en el campo
🎙️12.15 ( aprox) Rueda de prensa en la sala de prensa CE pic.twitter.com/p4Yee6xIHW— Gerard Romero (@gerardromero) August 8, 2024
Në orën 11:00, Dani do të nënshkruajë kontratën me presidentin Joan Laporta në fushën e Tito Vilanova në Ciutat Esportiva dhe më pas në orën 12:15 do të përshëndetet nga gazetarët në një konferencë për shtyp.
Gazeta katalanase Sport njoftoi se Olmo do të veshë fanellën me numrin 20 në shpinë, që është numri i Sergi Roberto, të cilit i ka skaduar kontrata me klubin më 30 qershor. /Telegrafi/