Site icon Telegrafi

Komuna dhe shkolla ku ishte nxënës shprehin ngushëllime për të miturin në Viti i cili u gjet i vdekur në serrë

Foto: Ilustrim

I mituri i cili u gjet i vdekur në një serrë afër shtëpisë së tij , ishte nxënës në shkollën fillore të mesme të ulët “Dëshmorët e Kombit”, në Viti.

Me këtë rast stafi i kësaj shkolle ka dal me një telegram ngushëllimi drejtuar familjes së të vdekurit në këtë rast Arif Dinarica.

“Sot morëm lajmin e hidhur për vdekjen e nxënësit të shkollës sonë Arif Dinarica. Drejtoria e shkollës në emër të personelit të shkollës, në emër të nxënësve dhe këshillit drejtues ju shprehë ngushëllimet  më të sinqerta familjes Dinarica”, thuhet në telegramin e shkollës.

Lexo po ashtu Gjendet i vdekur në serrë një i mitur në Viti

E në lidhje më këtë gjë edhe komuna e Vitisë ka shprehur ngushëllime familjes Dinarica për humbjen e familjarit të tyre.

“E nderuara familje Dinarica, nxënës e mësimdhënës të ShFMU “Dëshmoret e Vitisë” paralelja në Drobesh. Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së më të dashurit tuaj dhe nxënësit tonë, Arif Dinarica. Në emër të kryetarit të Komunës, Sokol Haliti, Drejtorisë së Arsimit dhe Institucioneve Komunale, pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta. Ndajmë dhimbjen me ju në këto momente të vështira dhe pikëllimi”, thuhet në njoftimin e komunës. /Telegrafi/

Exit mobile version