Detaje të reja kanë dalur në pah për rastin e nënës e cila ka keqtrajtuar beben e saj 19 muajshe. Ajo edhe më herët ka qenë e paraqitur në polici për dhunë ndaj fëmijëve të saj, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Edhe pse shërbimet sociale e kanë ditur se kjo nënë ushtron dhunë ndaj fëmijëve të saj, megjithatë ia kanë besuar kujdesin për beben 19 muajshe. Inspektorët e policisë kanë intervenuar disa herë për maltretimin që kjo grua e ka kryer ndaj fëmijës së saj.
Kësaj rëdhë, lëndimet e shkaktuara ndaj fëmijës, kanë ndikuar që të paraburgoset nëna. Sipas ligjit, nëse vërtetohet fajësia, atëherë kjo nënë do të dënohet me më së paku pesë vite burg./Telegrafi/