Detaje të reja vazhdojnë të dalin në pah në lidhje me personin D.T, i cili është plagosur mbrëmë me armë zjarri, nga persona deri tani të panjohur, përcjell Telegrafi Maqedoni.
D.T ka qenë sulmuar edhe vitin e kaluar, nga persona të maskuar dhe të armatosur. Rastin e ka paraqitur edhe në MPB, por që sipas tij, MPB-ja nuk ka ndërmarrë asgjë konkrete.
Në një dokument që qarkullon në media, D.T sqaron se si është sulmuar më 28 prill të vitit të kaluar. Edhe në këtë rast, atij ia ka bllokuar rrugën një veturë, nga e cila kanë dalë dy persona të maskuar dhe kanë gjuajtur dy herë ndaj tij, por D.T ka arritur që të ikë nga vendi i ngjarjes./Telegrafi/