Telegrafi

Detaje të reja për aksidentin fatal në Ohër

Policia ka dhënë detaje të reja për aksidentin fatal në Ohër.

“Sot rreth orës 16:40 në rrugën kryesore Ohër-Kërçovë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve “Kia Rio” me targa të Ohrit drejtuar nga R.A.(57) nga Ohri dhe një automjeti “Audi” me targa të Serbisë, drejtuar nga Sh.P.(22) nga Struga dhe automjeti “Polo” me targa të Ohrit, drejtuar nga G.R.(39) nga Ohri.

Në vendngjarje ka ndërruar jetë drejtuesi R.A., ndërsa të lënduar kanë mbetur 5 persona, të cilët janë dërguar në spitalin “Shën Erazmo” dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Ohrit”, njoftojnë nga MPB.

Në vendin e ngjarjes ekspertizë kanë kryer policia nga SPB-Ohër./Telegrafi/