Telegrafi

Detaje të reja nga ‘skenat e shëmtuara’ mes lojtarëve të Francës, pas eliminimit nga Zvicra

Mediat raportojnë se kishte skena të shëmtuara te Franca, pas eliminimit nga Zvicra në 1/8 e finales së Euro 2020.

Gjelat ishin në mesin e favoritëve për të fituar trofeun, mirëpo Helvetikët luftuan me zemër deri në fund.

Kylian Mbappe humbi penalltinë e fundit, duke bërë që Zvicra të fitonte 5-4 në 11 metërshat, derisa koha e rregullt dhe vazhdimet kishin përfunduar 3-3.

Lexo po ashtu Nëna e Rabiot e zhgënjyer me eliminimin – pas ndeshjes sulmoi verbalisht prindërit e Mbappes dhe Pogbas për gabimet e djemve të tyre

Tashmë janë publikuar detajet nga përplasja mes lojtarëve të Francës, në momentin që përfundoi takimi.

Sipas shumë mediave që mbulonin ngjarjen, kishte disa përplasje të ashpra verbale mes lojtarëve francezë.

Lexo po ashtu Ishte fytyra tragjike e Francës: Mbappe tregon se çfarë ndodhi në momentin që i kushtoi me humbje të penalltisë

Thuhet se Adrien Rabiot dhe Paul Pogba kanë fyer njëri-tjetrin, me mesfushorin e Juventusit që ishte i pakënaqur me lojë defanzive të atij të Manchester United.

Një tjetër përplasje ishte dhe ajo mes Raphael Varanes e Benjamin Pavard, derisa kritikat mes tyre ishin për mbrojtjen e dobët që kishin.

Anëtari i Bayern Munichut po ashtu kishte një përplasje verbale me Pogban, e që e kritikonin njëri-tjetrin po ashtu në pjesën defanzive. /Telegrafi/