Site icon Telegrafi

Detaje të reja nga ngjarja në Pogradec, gazetari zbardh dy dëshmitë kontradiktore

Gazetari i Euronews Albania ka dhënë detaje të reja përmes një lidhje të drejtpërdrejt në Euronews Now, lidhur me dosjen e vrasjes së Egli Progës në Pogradec.

Sipas tij ka dy deklarata kontradiktore, të Voltan Zhulkut, pronari i lokalit “Strocka” , ku ka ndodhur ngjarja dhe deklarate Ardian Bejkos, i cili ishte vetëm 30 metra larg vendi të ngjarjes gjithashtu.

“Nuk ka pasur debat për asnjë moment midis Denis Meçes dhe Egli Progës, viktimës. Egli ka ndenjur shumë pak tek lokali, ka pirë vetëm gjysmën e birrës, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë debat, asnjë sherr, asnjë grusht.”

Nga ana tjetër, gjithë ngjarjen e ka parë nga afër edhe shtetasi Ardian Bejko, vetëm 30 metra larg Progës, i cili është shprehur kështu:

“Unë kam parë një person , i cili u godit nga një person tjetër me grushta në pjesën e kokës dhe ra në pjesën e asfaltit. Unë nuk jam afruar, port kam parë nga larg që pronari i lokalit me emrin Voli, i është afruar personit të rrëzuar dhe po i jepte ndihmë.” /Telegrafi/

Exit mobile version