Telegrafi

Detaje të reja nga Ministria e Punëve të Brendshme për dhunën në Kuvend

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një kumtese për Telegrafi Maqedoni thekson se siguria në rajonin e qytetit të Shkupit është normale.

“Për shkak të situatës së përgjithshme SPB Shkup do të ndërmerr masa shtesë me qëllim të mbrojë sigurinë e qytetarëve dhe objekteve. Deri në orën 23:30 në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”, Spitalin “Shën Klimeniti Ohrit” dhe Qendrën Klinike ndihmë kanë kërkuar 70 qytetarë, 22 policë dhe tre deputetë. Ndërsa në Kazermën “Gjorçe Petrov” ndihmë ju është dhënë edhe shtatë personave tjerë. Për momentin në Kuvendin e Maqedonisë nuk ka qytetarë, ndërsa qytetarët që protestojnë janë jashtë Kuvendit”, theksojnë nga MPB-ja./Telegrafi/