Tre fëmijë kanë humbur jetën, ndërsa gjashtë të tjerë janë lënduar nga shpërthimi i bombolës në një shtëpi në fshatin Rrumanli të Kumanovës.
Fatkeqësia ka ndodhur rreth orës 10:00 të mëngjesit, në dhomën e ndenjes, në katin e parë të shtëpisë ku ishin duke qëndruar shumë anëtarë të familjes.
Nga Njësitit i Zjarrfikësve thonë se rasti është paraqitur në orën 10:10, dhe ato kanë dalë menjëherë në terren me një veturë dhe katër zjarrfikës.
“Shkaku i shpërthimit të zjarrit ishte shpërthimi i bombolës së gazit. Të afërmit dhe fqinjët i nxorën të lënduarit, pas së cilës ne shuam zjarrin për rreth një orë”, thonë zjarrfikësit./Telegrafi/