Site icon Telegrafi

Detaje të çipsetës Intel X79

Grupi i çipeve është X79, ndërsa sipas informacioneve ata do të funksionojnë vetëm me procesorët LGA 2011, duke mundësuar dy intervale PCI-Express x 16 @ x16 ose katër intervale PCIe x16 @ x8.

Do të ketë tetë linja PCI-Express x 2.0, Ethernet MAC gigabitësh të integruar dhe audio-kodek, ndërsa do të përmbajë deri në 14 hyrje USB 2.0.

Po ashtu, ky grup i çipeve që funksionojnë së bashku do të sigurojnë edhe opsione të lidhjes deri në 14 konektorë SATA. /Telegrafi/

Exit mobile version