Fytyra e frikshme e një vajze refugjate tregon fatin e tmerrshëm që pret Afganistanin – ndërsa vendi i shkatërruar nga lufta kthehet në sundimin mesjetar të talebanëve.
Ndërsa SHBA, NATO dhe Britania tërheqin trupat e tyre pas 20 vjetësh, militantët e ringjallur kanë marrë pjesë të mëdha të territorit nga forcat qeveritare.
Madje, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, luftëtarët talebanë kanë festuar duke shkuar derë më derë në qytetet e kapura duke i bërë vajzat 12-vjeçare skllave të tyre seksuale.
Dhe komandantët e tyre kanë urdhëruar imamët që t’u sjellin gra të pamartuara të moshës 12 deri në 45 vjeç që ushtarët e tyre të martohen, sepse ata i konsiderojnë ato si “qhanimat” – plaçkë lufte.
Sipas Metro, Faiz Mohammed Noori dhe familja e tij u larguan nga Baghlan i kapur nga talebanët për në kryeqytetin Kabul pasi shtëpia e tyre u dogj.
Por ai paralajmëroi: “Kabuli gjithashtu nuk është i sigurt. Nëse ata marrin Kabulin, ata marrin vajzat tuaja, gruan tuaj”.
Ushtria talebane tani kontrollon nëntë nga 34 kryeqytetet e provincave dhe ka rrethuar të tjerët në një sulm të madh që pa kapitullimin e forcave qeveritare.
Banorët e tmerruar që u larguan nga Kunduz ndërsa ra javën e kaluar, treguan për xhihadistët që i prenë kokën kujtdo që kishte lidhje me qeverinë.
Një gazetare femër përshkroi ikjen nga një qytet pa emër në veri dhe fshehjen me xhaxhain e saj nga frika se mos qëllohej dhe ekzekutohej.
Ndërkohë presidenti amerikan Joe Biden dje u bëri thirrje udhëheqësve afganë të “mblidhen”, duke thënë: “Ata duhet të luftojnë për kombin e tyre”.
Por ai këmbënguli se nuk ishte penduar për vendimin e tij për të tërhequr forcat amerikane deri më 31 gusht.
Veç kësaj, 750 trupat e fundit të Britanisë filluan të largoheshin muajin e kaluar – dy dekada pasi u vendosën për herë të parë atje pas sulmeve të 11 shtatorit. /Telegrafi/