Telegrafi

Detaje se si duhet të shkëlqeni në festa

Këto dilema besoj se e shoqërojnë çdo femër që do të festojë jashtë shtëpisë, ose që ka menduar më ndonjë lokal mes miqsh. Ndaj, duke e ditur se ju dëshironi të vezulloni dhe të jeni nën frymën e tendencës, do shpalosim disa detaje për një paraqitje perfekte.

Festat çdo femër e vënë përballë një përgjegjësie të madhe, se si duhet të jetë linja dhe stili i saj për atë natë. Pikë e fortë dhe vendimtare për përzgjedhjen e çdo detaji është vendosja e proporcionit të veshjes. Kjo mund të quhet dhe A-ja nga duhet të nisemi, edhe për plotësimin e detajeve të tjera, siç janë këpucët apo sandalet, çanta e vogël, zarf apo borsalinë me rrip, flokë të kapur apo të lëshuar, grim i rënduar apo sa më natyral.

Fustan me gjatësi normale, ose i shkurtër
Në qoftë se fustani që ju keni zgjedhur është i linjës klasike, i gjatë si për tapetin e kuq, sekreti që mos të krijojë lodhje është përzgjedhja e ngjyrave neutrale. Në rastet kur kemi të bëjmë me veshje me proporcione të shkurta, pse jo, mund të përdorim dhe teminat dhe gurin e fortë. Ngjyrat e forta, sepse sa më i vogël të jetë proporcioni aq më në sy duhet të bjerë fustani, si dhe aq më i rëndë duhet të jetë ai. Shkëlqimi dhe glamuri janë dy elementet kryesore që shoqërojnë modën.

Aksesorët
Për ta shndërruar aksesorin në funksion të veshjes dhe stilit, duhet të kemi parasysh faktin se, nëse copa e fustanit është mat, aq më vezullues dhe me dritë duhet të jenë aksesorët që e shoqërojnë atë. Në rastin e kundërt, kur veshja që kemi e ka shkëlqimin brenda, duhet që aksesorët të minimizohen, ose mos të përdoren fare, me përjashtim të vëthëve. Ngjyrat marrin një domethënie të veçantë, por duan kujdes në përzgjedhje. Më perfekt janë oro, e kuqja, argjendi. Ngjyra blu klasike nuk u sugjerohet zonjave, sipas specialistëve të modës, por, nëse ka nga ato që e preferojnë këtë kolor më mirë, do të ishte të zgjidhnin blu-marinën, pasi është më luks. Gjithashtu, ngjyra pana hyn në top-listën e më të kërkuarave.

Çantat
Çdo femër pa çantë ngjanë shumë bosh, ndaj ajo gjithnjë duhet ta shoqërojë veshjen me një çantë që i rri asaj dhe stilit që ka zgjedhur. E rëndësishme është që të jenë në formë borsaline dhe me sa më shumë shkëlqim e glamur, kryesisht në mbrëmje festive. Çanta nuk duhet të jetë as më lart dhe as më poshtë, por në të njëjtin nivel me veshjen, në tërësi. Ajo çka është më e rëndësishme, është fakti se ajo duhet të ndihet si pjesë e veshjes, dhe jo si aksesor i veçuar. Speciale është forma drejtkëndore apo ovale, pak më e madhe se një portofol; mund të ketë një zinxhir të gjatë, që mund të përdoret ose të mbahet në dorë. Ngjyrat e preferuara janë bronz, oro, argjend dhe e zezë me gurë. Kujdes, në kontrastet veshje glamuroze, çanta më pak e ngarkuar. Në rastin e fustaneve mat, çanta dhe aksesorët e tjerë sa më vezullues. Ky është kodi i suksesit në përzgjedhjen e saj. /Telegrafi/