Ministri i MPB-së, Oliver Spasovski, dhe ambasadori i Çekisë në Shkup, Miroslav Ramesh, nënshkruajtën marrëveshjen për donacion nga Qeveria e Çekisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Bëhet fjalë për donacion për çështje kufitare dhe migrantë, si edhe për azilantët. Pjesa më e madhe e mjeteve do të përdoret për blerjen e automjeteve motorike për mbrojtje më të mirë të kufijve shtetëror, kurse pjesa tjetër prej rreth 1 milionë kruna çeke do të përdoren për blerje të pajisjeve teknike në sferën e azilit në kuadër të projektit të realizuar me Komesariatin e lartë të OKB-së për refugjatë./Telegrafi/