Telegrafi

Detaje rreth dëmtimit të minares së xhamisë në Velekincë

Është identifikuar personi i cili ka hipur dhe ka dëmtuar minaren e xhamisë në fshatin Velekincë të Gjilanit. Bëhet fjalë për shtetasin serb B.V, i moshës 35-vjeçare.

Kështu ka konfirmuar për KosovaPressin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Ai gjithashtu ka dhënë versionin zyrtar të ngjarjes, ku ka treguar se Policia e Kosovës kishte arritur në vendin e ngjarjes në momentin kur ai ishte duke dëmtuar minaren.

Lexo po ashtu Arrestohet serbi i Pasjanit, që tentonte të prishte minares: Jashtë xhamisë, turma serbësh e shqiptarësh! (Video)

Fillimisht Policia ka provuar që të negociojë me të, por pasi serbi nuk kishte përfillur urdhrat e Policisë, dhe pas refuzimit për bashkëpunim, Policia ka ndërhyrë me ç ‘rast kanë arritur që ta zbresin nga minarja.

Lexo po ashtu BIK-u, i trishtuar nga sjellja e serbit që demoloi kupolën e xhamisë

Me të zbritur nga minarja ai është arrestuar në qendrën emergjente në Gjilan, ku edhe ishte dërguar për të marrë trajtim mjekësor, nën përcjelljen e patrullave policore.

“Rasti është marrë nga prokurori përkatës për asgjësimin apo dëmtim të pasurisë””, ka thënë Hasani.