Telegrafi

Detaje plotësuese rreth aksionit policor për kapjen e trafikantëve të migrantëve (Foto/Video)

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka shpalosur detaje plotësuese në lidhje me aksionet e djeshme për shkatërrimin e bandave të trafikimit të migrantëve nëpër Maqedoni.

Sipas MPB-së, grupi kriminal i kaput është pjesë e një rrjeti ndërkombëtar kriminal i trafikimit të migrantëve, kurse organizatorë të saj janë persona nga Lindja e mesme (Afganistai dhe Pakistani) që veprojnë në rajonin Maqedoni-Serbi-Greqi, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gjatë aksionit të shkatërrimit të grupit kriminal, policia ka konfiskuar gjashtë automjete motorike, më shumë telefona celjular, kartela SIM, mjete financiare prej rreth 30 mijë euro, një pistoletë me karrikator dhe plumba.

Gjithashtu, janë kapur 14 migrantë ilegalë të cilët transportoheshin me veturë ”Mercedes”.

Më herët u bë e ditur se gjithsej 23 persona janë pjesë e këtij rrjeti dhe se do të paditen. Njëri nga këta persona është i mitur./Telegrafi/