Site icon Telegrafi

Detaje nga sulmi në Gjermani – tre viktimat ishin të gjitha gra dhe emigranti somalez dyshohet se i theri ato brenda një dyqani

Tre personat e vrarë në një sulm me thikë në qytetin gjerman të Wuerzburg të premten ishin të gjitha gra, thotë policia.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, i dyshuari 24-vjeçar, një emigrant somalez, kapi një thikë nga seksioni i kuzhinës së një dyqani, duke sulmuar disa brenda. Ai më pas sulmoi njerëzit jashtë.

Pesë gra dhe një fëmijë u plagosën gjithashtu në sulm.

Policia thotë se i dyshuari ishte me emocione të paqëndrueshme dhe mund të kishte besime ekstremiste islamike.

Të shtunën, ai u paraqit në gjykatë, i akuzuar për tre vrasje dhe gjashtë akuza për vrasje në tentativë dhe shkaktim të dëmtimit të rëndë trupor.

Burri dyshohet se kapi një thikë dhe theri dhe vrau një shitëse dhe dy gra të tjera në dyqan.

Ai më pas plagosi pesë gra të tjera dhe një fëmijë në rrugë dhe në një bankë. /Telegrafi/

Exit mobile version