Site icon Telegrafi

Detaje nga seanca e sotme gjyqësore në rastin e Almir Aliut

Prokuroria Themelore Publike – Kumanovë e refuzoi si të pabazë kërkesën për përjashtimin prokurorit të lëndës, që paraprakisht e kërkoi avokati i familjes Aliu dhe i të akuzuarve për dhunë, Asmir Alispaiç në rastin kundër të akuzuarit për vrasje Boban Iliq.

Avokati i të akuzuarit të dytë, të tretë dhe të katërt, kërkoi ndërsa gjyqi e miratoi rihetimin e sërishëm, por kësaj radhe drejtpërdrejtë të dëshmitarëve të cilët veç më ishin marrë në pyetje. Sot përsëri ishte rishikuar edhe video materiali nga ngjarja e cila kishte ndodhur gati para dy viteve.

Gjykata i refuzoi të tjerët nga propozim lista e dëshmive të cilën e dorëzoi avokati Alispaiç, duke sqaruar se kanë mundur të propozohen në rrjedhën e deritanishme të procedurës.

Avokati në propozim listën e dëshmive kërkoi që sërish të merren në pyetje ekspertët – psikiatrit nga Klinika për neuropsikiatri, ekspertët e komunikacionit, dëshmitë e tre, sipas tij dëshmitarëve okularë, lëvizja e automobilit të Iliç përmes “Google Map” si dhe dëshmi të tjera me shkrim në drejtim të vërtetimit të rrethanave për dhunë ndaj klientëve të tij dhe rrethanave të tjera për vërtetimin e gjendjes faktike.

Paraprakisht kaluan 90 ditë nga seanca e fundit gjyqësore, kështu që sqaroi avokati i të dëmtuarve, Ibrahim Bajrami procesi fillon nga fillimi. Ai shtoi se gjyqi ka miratuar të merret në pyetje vetëm vëllai dhe e dashura e Iliq dhe shtoi se gjatë rishikimit të video materialit, ai dhe avokati Alispaiç kanë pasur vërejtje për procesverbalin paraprak në gjyq, lidhur me përshkrimin e një pjese të video incizimit të dytë dhe kanë kërkuar përcaktimin më të saktë të asaj që është përshkruar.

Prokuroria e ngarkon të akuzuarin Iliç se më 25 qershor të vitit 2016 e ka vrarë katërvjeçarit Almir Aliu, pas një zënke verbale banale me babain e djalit në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë. I dyshuari, ngarkohet se e ka shkelur Almirin katërvjeçar në rrugën “Boris Kidriç”.

Për të njëjtën ngjarje kundër tre personave të tjerë, përndryshe, babait të fëmiut Sedat Aliu, Sami Demiri dhe Abdulla Aliu është ngritur akuzë për kryerjen e veprës penale “dhunë”. Seanca e ardhshme gjyqësore është caktuar për më 5 mars të këtij viti./Telegrafi/

Exit mobile version