Reperi Getoar Selimi shumë shpejt do të publikoj projektin e tij më të ri muzikor.
Burime të Telegrafit mësojnë se kënga ka përfunduar incizimin, gjersa do të shoqërohet edhe me videoklip.
Muzika dhe audio janë realizuar në studion e Kico dhe Torch, gjersa tekstin e ka shkruar vet reperi.
Videoklipi ka përfunduar xhirimet nga Max Production dhe është në fazën e finalizimit, teksa pritet të publikohet brenda pak ditësh. /Telegrafi/