Butrint Imeri ka realizuar projektin e tij më të ri muzikor.
“Kënga jote” mban titullin kënga, e cila do të vijë e realizuar me videoklip nga “Filmnation”, xhirimet e të cilit tashmë kanë përfunduar.
Telegrafi mëson se teksti i këngës flet për një histori mes një çifti, ku vajza pas tradhëtisë, kërkon të kthehet sërish te djali që nuk e pranon më.
E shkruar nga vetë këngëtari në bashkëpunim me Lyrical Son, muzika e këngës është bërë nga K-Master.
Videoklipi, trajleri i të cilit është publikuar ditën e djeshme, pritet që të publikohet brenda pak ditësh./Telegrafi/
Kanga jote…#ComingSoon
Posted by Butrint Imeri on Thursday, April 7, 2016