Site icon Telegrafi

Detaje nga policia për djegien e një personi brenda veturës në Vlashnjë të Prizrenit

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e djegies së një veture në fshatin Vlashnje të Prizrenit ku brenda ishte edhe një person.

Sipas raportit të policisë, viktima dyshohet të jetë mashkull mirëpo ende nuk është identifikuar.

Lexo po ashtu Digjet një person brenda veturës në Vlashnjë të Prizrenit

“Është hasur një veturë e djegur tek nënkalimi i autostradës, aty ishte edhe një person duke u djegur, dyshohet i gjinisë mashkullore por ende nuk është identifikuar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore, mjekësore dhe zjarrfikësit. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë dërgohet në IML për autopsi. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version