Policia ka reaguar lidhur me plagosjen me armë zjarri që ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:45, në hyrje të një lokali, ku autori Lul Rakaj, ka plagosur me armë zjarri shtetasit Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj, të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore.
Lul Rakaj ka vrarë para rreth 13 vitesh shtetasin Kolë Mushku në Hot të Malësisë së Madhe teksa është hakmarrë për vrasjen e babait të tij të cilin Kolë Mushku e kishte vrarë më përpara.
Policia është në kërkim të autorit të dyshuar të plagosjes së dyfishtë Lul Rakaj./tch/