Site icon Telegrafi

Detaje nga ngjarja e rëndë në Vlorë, i plagosuri në gjendje të rëndë

Foto: Ilustrim

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e së dielës në Vlorë, ku një 41-vjeçar është plagosur me thikë dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Mësohet se personat janë konfliktuar në brendësi të një lokali në zonë. Sipas burimeve nga spitali, personi i plagosur është goditur disa herë me thikë. Thika e ka kapur në pjesët e këmbës bark dhe kraharor.

Gjendja e rënduar shëndetësore është futur në sallën e operimit. Personi pas sherrit e ka goditur disa herë dhe është larguar. Ai është shtrire në rrugë për të kërkuar ndihmë më pas, shkruan A2 CNN.

Autori i dyshuar, Abaz Rohani, është banorë në lagjen “Partizani” në Vlorë. Edhe më parë, ai rezulton i dënuar dhe me probleme me ligjin për një sërë veprash penale mes tyre posedim mjetesh të kundërligjshme, konflikte, plagosje. Njihet si njeri konfliktual në zonë dhe me rrezikshmëri. Pavarësisht këtij fakti dhe pse ishte në kërkim nga policia për disa ngjarje, siç informojnë banorë në zonë, ishte krejtësisht i lirë. Ngjarja ka ndodhur në një zonë jo më larg se 1 kilometër nga policia e Vlorës.

“Rreth orës 20:27, në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. R., 51 vjeç, person me precedent penal, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin Xh. K., 41 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Shtetasi Xh. K. ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Exit mobile version