Telegrafi

Detaje nga MPB për rrjedhën e procesit zgjedhor në Maqedoni

Në orën 15:15 në Gjorçe Petrov është arrestuar personi D.S (1982), pasi në vendvotimin 2576/1 në shkollën fillore “Gjorçe Petrov” pasi ka fotografuar fletëvotimin me telefon celular. Votimi ka qenë në ndërprerje për 5 minuta, njoftojnë nga MPB.

Nga MPB thonë se gjithashtu janë regjistruar edhe parregullsi tjera zgjedhore (blerje votash, fotografim të fletëvotimit, si dhe votim për tjetrin), me çka deri në orën 11 janë raportuar 26 parregullsi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas denoncimeve nga qytetarët, tetë raste veçmë janë pastruar – dy në komunën e Radovishit, dy në Vallandovë dhe dy në Strumicë dhe të njejtat janë të refuzuar si të pabaza. Në dy raste janë identifikuar personat për të cilët janë bërë denoncimet dhe punohet në ndriçimin e plotë të rasteve.

Në Strugë, është identifikuar person në lidhje me denoncim për blerje të votave dhe bëhen konsultime me prokuror publik pranë Prokurorisë themelore publike – Strugë, ndërsa në Kavadar një person është arrestuar, ka votuar në emër të bashklëshortes së tij.

Në afërsi të Sh.F. “Petar Zdravkovski Penko” ka pasur pengesa – ky rast është pastruar, ndërsa kundër personave G.N. (32) dhe G.T. (48) do të ngriten padi penale sipas nenit 11, ‘zënkë’ dhe nenit 6, ‘prishje e rendit publik’ të Ligjit për vepra kundër rendit publik./Telegrafi/