Janë arrestuar 26 persona, janë lëshuar ndalesa për punë të 19 objekteve hoteliere në Tetovë dhe Gostivar gjatë kontrollit të kryer mbrëmë nga policia, DAP dhe Inspektorati shtetëror i tregut në 31 objekte në këto rajone. Aksioni është kryer edhe në rajonin e SPB Manastir, por nuk janë konstatuar shkelje serioze të ligjit. Ndërsa në rajonin e SPB Veles, gjatë kontrollit për alkool të 232 vozitësve është vërtetuar prani e alkoolit në 29 prej tyre.
“Gjatë kontrollit janë arrestuar 26 persona, 16 shtetas të Maqedonisë për posedim të drogës dhe mospasje të dokumenteve për identifikim personal dhe 10 shtetase të huaja, 9 nga Serbia dhe një nga Mali i Zi për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik dhe qëndrim të parregullt në Maqedoni”, tha sot Llaze Vellkovski, drejtor i Byrosë për siguri publike.
Ndalesat për kryerje të punës janë me kohëzgjatje prej 15 ditësh, gjegjësisht 30 ditë për mospasje të aparatit fiskal dhe mosdhënie të faturës fiskale, por edhe për shkak të kryerjes së veprimtarisë hoteliere pa regjistrim./Telegrafi/