35-vjeçari T.A nga Çairi është lënduar sot me armë zjarri.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, incidenti ka ndodhur në orën 15:15 në rrugën “Bllagoja Paroviq” në afërsi të rrojtores “Presheva”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
I lënduari është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit”.
Zyrtarët policorë menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur katër gëzhoja.
Nga policia thonë se po ndërmarrin masa për zbardhjen e rastit./Telegrafi/