Telegrafi

Detaje nga dasma e madhe e Besnik Qakës, martesa tjetër luksoze VIP (Video)

Në fund të shtatorit do t’i japë fund beqarisë edhe anëtari i NRG band, Besnik Qaka.

Frontmeni vetëm kohë më parë u fejua me Lolita Begollin, bukuroshen nga Peja me të cilën ka kohë që këngëtari ishte në romancë.

Tash ata kanë vendosur që t’i japin fund beqarisë më 30 shtator, në një ceremoni martesore e cila do të mbahet në hotel “Dukagjini” në Pejë.

Dasma e cila do të jetë një prej dasmave më luksoze të këtij viti në estradë pritet të dekorohet nga Grand Dekor.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth estradës shqiptare (Foto/Video)

Në dasmën e Besnik Qakës pritet të jenë të ftuara yjet e mëdha të estradës shqiptare, kolegë të tij nga fillimi i karrierës e deri më sot, ashtu si fytyra tjera nga skena publike.

Besniku dhe NRG Band së fundmi performuan në dasmën e Getit, një dasmë që u spekulua se kushtoi 130 mijë euro.
Së fundmi u martua edhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj me aktorin, Bes Kallaku. Dasma e tyre besohet se kushtoi 65 mijë euro. /Telegrafi/