Një aksident i rëndë ka ndodhur në mesnatë, ku ka mbetur i vdekur një 29-vjeçar nga Divjaka, E.K.
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor pushim shoferi-Krutje, në fshatin Zhym, Njësia Krutje, në Lushnjë. Nga pamjet e siguruara, shihet makina në kanal, ndërkohë që forcat zjarrfikëse po mundohen ta nxjerrin.
I riu ka humbur jetën në vendngjarje për shkak të goditjeve të forta që ka marrë, ndërkohë makina është shkatërruar plotësisht.
Makina fillimisht është përplasur me shtyllën elektrike e më pas ka përfunduar në kanal. Ajo ishte marrë me qira në emër të A.R.
Vendi ku ka ndodhur aksidenti njihet si njollë e zeze në hartën e aksidenteve. /Euronews/