Një shofer 53-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar në aksidentin e ndodhur pasditen e djeshme në Negotinë, ku janë përplasur tre automjete.
“SPB Veles njofton se aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Negotinë-Kavadar në afërsi të vendit të quajtur “Anteni” në mes të automjetit “Ford” me targa të Negotinës të drejtuar nga S.S.(53) nga fshati Timjanik i Negotinës, një automjeti “Opel” me targa të Kavadarit i drejtuar nga P.J.(27) nga Kavadari dhe automjetit “Seat” me targa të Tetovës i drejtuar nga R.G. (27) nga Kavadari.
Nga aksidenti i komunikacionit me veturën e Shërbimit të Urgjencës Mjekësore nga Negotina, në spitalin e Kavadarit janë transportuar shoferët S.S. dhe P.J., ku është konstatuar vdekja e S.S., kurse P.J., i janë konstatuar lëndime trupore.
Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori publik dhe një ekip inspektues nga DPB-Negotinë. Sipas urdhrit të prokurorit publik, trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi”, njoftojnë nga SPB-Veles./Telegrafi/