Telegrafi

Detaje nga aksidenti me fatalitet në autostradën ‘Arbën Xhaferi’ – arrestohet një person, viktima ishte shtetas i Maqedonisë së Veriut

Foto ilustruese

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku një këmbësorë ka humbur jetën.

Fillimisht mbrëmë u tha se tre vetura janë përfshirë në aksident.

Lidhur me këtë rast, policia përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje të reja.

Lexo po ashtu Një i vdekur nga një aksident mes tri veturave në autostradën 'Arbër Xhaferi'

“Ka ndodhur aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura me targa të huaja, një veture me targa vendore dhe një këmbësor shtetas i RMV-së, i cili ka humbur jetën”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa është arrestuar një mashkull kosovar dhe është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/