Telegrafi

Detaje nga aksident i mbrëmshëm në Shkup, është lënduar shoferi 20-vjeçar

Një djalë njëzet vjeçar nga Shkupi është lënduar rëndë pas aksidentit të tmerrshëm trafiku që ka ndodhur mbrëmë në bulevardin “Serbia” në Kisella Vodë të Shkupit.

“Me datë 10.06.2024 rreth orës 21.30 në SPB Shkup është raportuar se në bulkevardin Serbia, H.B (20) nga Shkupi, duke drejtuar veturën e pasagjerëve “BMW” me targa të Shkupit, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka goditur një shtyllë elektrike”.

“Në aksident shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Kompleksin Klinika Nënë Tereza”, thonë nga MPB.

Pas aksidentit zjarrfikësit kanë marrë pjesë në nxjerrjen e shoferit nga makina./Telegrafi/