Policia e Maqedonisë ka qenë kyçe në parandalimin e dhunës së Kuvendin e Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
MPB e Maqedonisë ka pasur për detyrë që të parandaloj apo të ndaloj një gjë të tillë pasi të kishte filluar të ndodh, shkruan Telegrafi Maqedoni. Oliver Spasovski, ministër i MPB-së, tha dje se MPB ka ra prej provimi dhe për këtë pezulloi nga puna më shumë se 20 zyrtarë të policisë.
Por a e dinit se çfarë përmbante raporti i ditës së djeshme që u prezentua nga Oliver Spasovski?
-Shtabi i Drejtorisë për Siguri Publike ishte totalishtë jashtë kontrolle
-DSK nuk ka përgatitur raport për sigurinë
-Nuk ka pasur koordninim në mes organeve policore
-Kamerat e ”Qyteti i sigurtë” nuk kanë qenë të kyçura
-Dyert te Kuvendit janë hapur prej brenda
-Policët që ishin brenda kanë qëndruar duarkryq.
-Anëtarët e shtabit të Mitko Çavkov nuk kanë qenë në shtab.
-Edhe pse kanë kërkuar ndihmë, shtabi i Çavkov ka njoftuar se nuk mund të ketë forca shtesë.
-Çavkov nuk i ka thirrur Njësinë Speciale.
-Çavkov nuk ka dhënë urdhër për evakuimin e deputetëve.
-Janë humbur dy memori plotësuese (hard disk) me informacione shtesë.
-Janë ndaluar inçizimet e radio-stacioneve mes grupeve të policisë
-Agim Nuhiu i dërgoi ”sms” Çavkovit se situata mund të eskalojë, ndërsa ai ja kthen ”situata është nën kontroll”.
Ky raport voluminoz që është përgatitur për 1 muaj do t’i dorëzohet Prokurorisë Themelore Publike. /Telegrafi/