Telegrafi

Detaje dhe pamje tjera rreth incidentit në aeroportin e Stambollit, ku aeroplani ‘rrëshqiti jashtë pistës, u nda dhe shpërtheu në flakë’

Një aeroplan pasagjerësh ka rrëshqitur nga pista në një aeroport në Turqi dhe është ndarë në tri pjesë, duke plagosur 21 njerëz, thonë zyrtarët, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Po sipas BBC, aeroplani raportohej se kishte 171 pasagjerë dhe gjashtë pjesëtarë të ekuipazhit, kur u “rrëzua” në aeroportin e Sabiha Gokcen të Stambollit.

Për fat të mirë, sipas ministrit të Transportit, Mehmet Cahit Turhan, askush nuk vdiq në incident.

Lexo po ashtu Aeroplani 'rrëshqet jashtë pistës, ndahet në dysh dhe shpërthen në flakë' – detaje dhe pamje nga aeroporti i Stambollit

Gjithsesi, guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya, tha se 21 njerëz ishin dërguar në spital dhe përpjekjet për evakuim po vazhdojnë.

Bëhet e ditur se aeroplani i “Pegasus Airlines” ishte duke aterruar në një mot me reshje të mëdha shiu pasi fluturoi nga krahina perëndimore e Izmirit, raportojnë mediat turke.

Pasagjerët u nxorën jashtë aeroplanit, por zyrtarët po punonin për të liruar disa që ishin akoma të mbërthyer në bord, thanë zyrtarët, shkruan tutje BBC. /Telegrafi/