Të paktën dy raketa Katyusha u hodhën në një bazë ushtarake ku janë forcat amerikane pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, thanë dy zyrtarë ushtarakë irakianë për Reuters herët të martën.
Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, mbrojtja ajrore “kapi” raketat, shtuan ata.
Dy burime sigurie thanë se një hetim fillestar tregoi se tri raketa u lëshuan, duke përfshirë një që ra pranë ndërtesave të përdorura nga forcat irakiane kundër terrorizmit duke shkaktuar dëme dhe zjarr në disa automjete pa viktima.
Një objekt diplomatik i Shteteve të Bashkuara në Bagdad u sulmua vonë më 11 shtator, por nuk pati raportime për viktima.
❗️🇮🇷🇮🇶⚔️🇺🇲 – Three rockets fired by Iranian-backed forces hit Baghdad International Airport.
One fell near the runways, another hit the Iraqi Anti-Terrorism Forces compound and the third exploded in an open area near the US military base.
There is no information about… pic.twitter.com/YQOtZQ8PFG
— 🔥🗞The Informant (@theinformant_x) September 30, 2024
Një zëdhënës i ambasadës amerikane nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment mbi sulmin.
Iraku, një partner i rrallë rajonal i Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, pret 2,500 trupa amerikane dhe gjithashtu ka fraksione të armatosura të mbështetura nga Irani të lidhura me forcat e tij të sigurisë.
Grupet e armatosura të lidhura me Iranin në Irak kanë sulmuar vazhdimisht trupat amerikane në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës në Gaza. /Telegrafi/